E ndërsa në Shqipëri, pritet të filloj së shpejti me një shikueshmëri rekord në Brazil krejt e kundërta po ndodh.
Edicioni i 17 i Big Brother Brasil , ka marrë shikueshmërinë më të ulët që nga premiera e tij. Statisikat e matësit të audiencës Ibope tregojnë se versioni brazilian i Big Brother ka humbur shikueshmërinë dhe interesin e shikuesve, këtë edicion në krahasim me edicionet e kaluara.
Sipas mesatares së përgjithshme gjatë 30 ditëve të para të spektaklit vihet re se ai ka marrë një mesatare 22.2 dhe rreth 35.5% share gjatë kësaj kohe.
Rënia rekord e shikueshmërisë më parë ishte në 2015. Big Brother Brasil në atë kohë morri 22.8 mesatare dhe rreth 38.6&% share.