Një nga spektaklet me audiencën më të lartë në ekranet shqiptare rikthehet sërish në edicionin e tij më të ri. Flasim për reality show-n e suksesshëm të “Endemol”, “Big Brother”, i cili rikthehet në ekranin e “Top Channel” në edicionin e tetë, menjëherë pas fillimit të vitit 2015.
Pas largimit nga ekrani të moderatores së këtij reality, Arbana Osmani, u përfol se nuk do të kishte një edicion të afërtë të ri të “Big Brother”. Mëgjithatë, siç duket produksioni ka vendosur të rikthej programin që mijëra shqiptar presin me padurim, absolutisht e vërtetuar në të gjitha edicionet e kaluara të “Big Brother Albania”. Pas largimit të Arbanës, e cila është bekuar me pritjen e një fëmije, produksioni është në kërkim të një tjetër prezantuesi për edicionin e ri. Tashmë janë hedhur edhe disa emra në tavolinë, të cilët qarkullojnë si formë thashethemi. Flitet se edicionin e tetë të “Big Brother Albania” mund ta moderoj njëri nga këta moderator: Albana Osmani, Ledion Liço apo Ornela Bregu. Kjo e fundit rikthyer në televizion pas një dekade pushimi.
Siç e tham edhe më lartë, emrat janë akoma në formën e thashethemit dhe ka mundësi që të ketë ndryshime deri në vendimin final që produksioni i “Big Brother Albania” të vendos për moderim. Por, sa do të arrij ai i cili të përzgjidhet të hyj në zemrat e shqiptarëve? Do të mund të ketë të njëjtin impakt si Arbana Osmani? Do të arrij të jetë diva e re e spektaklit reality më të suksesshëm në Shqipëri? Për këtë na duhet të presim!
Po ju miq të “IMA”, cili/a moderator/e do të ishte i/e denjë për prezantimin e “Big Brother Albania”? Na shkruani mendimin tuaj me një koment mëposht.
IMA / S. Dema
Marina Vjollcaaa