Eshtë zyrtare edicioni i 8-të i reality show-t më të ndjekur në Shqipëri Big Brother do të fillojë në datë 7 Mars në ekranin e Top Channel.
Pas shumë diskutimeve dhe supozimeve në rrjetet sociale për datën e nisjes së këtij edicioni, vetë produksioni ka bërë publike datën në faqen zyrtare në facebook. Siç dihet prezantues i këtij edicioni do të jetë moderatori i njohur i Top Channel Ledion Liço, i cili do të presë banorët e rinj në një shtëpi të ndertuar nga e para.