Ka ardhur momenti që të lexohet verdikti i publikut dhe të zbulohet emri i banorit që do të lërë shtëpinë sonte.
Publiku ka vendosur se cilin do të largojë përfundimisht nga gara për të fituar çmimin e madh. Ledioni nis që të lexojë zarfin duke thënë fillimisht emrin e banorit që shpëton i pari nga eliminimi.
I pari që i shpëton eliminimit është Alba dhe pas saj Diedoni. Mes Teas dhe Gencit, publiku ka vendosur që të jetë ky i fundit ai që duhet të lërë shtëpinë sonte.
Pasi përcillet me banorët, Genci niset drejt studios së spektaklit. Ndërsa Ledioni hap zyrtarisht votimin në facebook për liderin e kësaj jave.
Marre nga faqja zyrtare