Alba edhe pse ende nuk e ka marrë veten nga largimi i të dashurit të saj nga shtëpia Diedonit, nuk ndalet por vazhdon të jetë edhe më e vendosur për të fituar çmimin e madh. Vajza e guximshme dhe pa komplekse, një ndër personazhet që do mbahet mend gjatë në këtë edicion të 8-të të Big Brother me sa duket nuk e ka harruar qëllimin për të cilin ka hyrë në shtëpi. Ajo ka të gjitha karakteristikat e një fituese dhe pse jo është një ndër pretendentet kryesore për këtë edicion. Trishtimi i saj për largimin e Diedonit është vërejtur çdo ditë kur ajo e përmend dhe nuk e ka të lehtë ta harroj atë dalje të tij nga shtëpia të parakohëshme. Ditën e djeshme ajo ka shkruar në bluzë që ai i mungon shumë në çdo sekond në shtëpi. Alba është një vajzë me ndienja të forta ku mbi dashurinë nuk vë paratë dhe lojën. Dalja e Diedonit ishte një dalje që nuk pritej të ndodhte sipas rrjeteve sociale dhe sondazheve që publiku kishte realizuar. Ai shihej si një konkurent i fortë ku më së shumti vihej në pah mënyra e tij e të logjikuarit. Mbas daljes së tij të befasueshme nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Diedoni ka qenë pjesë e mediave. Ai nuk i ka shpëtuar prononcimeve të shumta në media të ndryshme. Diedoni është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të lojës së Albës brenda shtëpisë së Big Brother duke e promovuar fort për ta shpallur fituese të këtij edicioni. Por Diedoni ka deklaruar që dhe paratë që ka fituar nga misioni i ”Romeos dhe Zhuljeta” t’ja dhuroj Albës. Ajo nuk di gjë për këtë lajm por kur ajo të dalë nga shtepia e Big Brother kjo do të jetë dhurata e parë që do të marrë nga i dashuri i saj. Alba dhe Diedoni mbeten çifti më simpatik i këtij edicioni dhe lidhja e tyre mbetet për tu parë jashtë dyerve të shtëpisë së vëllait të madh. Një gjë është e sigurt, Alba dhe Diedoni do mbushin kopertinat e revistave dhe do të jenë banorët të cilët do jenë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë.
IMA / G. Qerimi