Programi satirik Big Bastards duket se ende nuk ka gjetur suksesin e dëshiruar . Që nga starti i tij programi vazhdon të ndryshoj protagonistët në moderimin e tij. Pas prishjes së kontratës ne djemtë e Çmendina Dublim dhe zëvendësimit të tyre me dyshen Muka e Ramaliu, nga sot në timonin e programit do të vendosen aktori Florian Binaj dhe ish banori i BB Adi Pojana.
Ky ndryshim vjen pas tre javësh që drejtimi i Big Bastards i ishte besuar Devis Mukës dhe Dorian Ramaliut.
Lajmin e ka bërë të ditur aktori i Portokallisë në Instagram, i cili ka shkruar: “Sonte menjëherë pas Big Brother, unë dhe Adi Pojana do prenzantojmë emisjonin Big Bastards!!!Humori nuk do mungojë, mos mungoni as ju!”.