Prezantuesja e ‘Ftesë në 5’ ka festuar ndryshe ditëlindjen e saj të 35-të.
Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim vipat e ekranit në rrjetet sociale gjatë festave, përgëzimeve apo eventet mondane, kohët e fundit ky ritual ka ndryshuar për shkak të gjendjes aktuale që ka përfshirë botën nga Koronavirusi.
Tashmë shumë prej personazheve të njohur të medias dhe jo vetëm në kushtet e karantinës kanë vendosur të ndajnë momentet e gëzimeve familjare nga shtëpitë e tyre.
Së fundmi Bieta Sulo ka festuar 35 vjetorin me një të ftuar të veçantë, djalin e saj Kroi. Prezantuesja ka zgjedhur të ndajë këto momente të gëzueshme familjare nëpërmjet fotove.