Rrëzohet nga ulliri dhe transportohet në gjendje kritike një banor nga Borshi.
Lavdosh Yzeiri, 61 vjeç banor i Borshit ishte duke vjelur ullinjtë, kur është rrëzuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme.
Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës.
Sipas bluzave të bardha 61-vjeçari Yzeiri nga rënia kishte pësuar shumë fraktura në trup dhe ndodhej në gjendje të rëndë për rrjedhojë për një mjekim më të specializuar u transportua me helikopter drejt Tiranës.