Nëse keni hasur probleme për të aksesuar shërbimet kryesore të Google, siç është Gmail, YouTube apo Classroom mos u shqetësoni!
Sipas raportimeve nuk jeni të vetmit.
Momentalisht të gjitha shërbimet e Google janë të bllokuara dhe të pa aksesueshme.
Sipas “DownDetector”, ky është një difekt që ka prekur të gjithë përdoruesit në mbarë botën.
Disa prej tyre raportojnë se kur logohen në llogari, sistemi nuk e njeh, e disa të tjerë kanë difekt teknik edhe nëqoftëse janë të loguar./IMA/