Një nga serialet më të pëlqyer në Shqipëri, i cili për më shumë se 1 vit e gjysmë mbërtheu audiencën para ekranit të grupmoshave dhe gjinive të ndryshme, “Bidai” në TV Klan, tashmë është në muajt e fundit, duke u përgatitur për mbylljen e tij finale.
Ndërsa një personazhet kryesor u largua tashmë nga seriali pikërisht Sadna, vdekja e së cilës u bë viral në Shqipëri, do të vij rradha edhe e Ranvirit i cili do të ndërrojë jetë, gjithashtu do të kemi edhe disa personazhe të rinj. E ndërsa ajo që do ti pikëllojë fansat e këtij seriali hindi, është se ai do të mbarojë pasditen e 15 Prillit 2016.
“Bidai” është cilësuar si një nga serialet më të shikuar në Shqipëri, ku vitin e kaluar në IMA Awards 2015, rrëmbeu fitoren në kategorinë SOAP/TELENOVELA më e mirë, me një numër rekord votash.
InfoMedia Albania // Justin Kasaj | Nuk lejohet riprodhimi i këtij materiali pa autorizim nga redaksia