Mbylli udhëtimin e tij në Shqipëri një nga serial hitet më të shikuar dhe ndër më të përfolurit për dy vitet e fundit në Shqipëri, “Bidai” i cili solli në vendin tonë traditën e serialeve hindi.
Me një shikueshmëri maksimale, i cili mbërtheu gjatë pasditeve shikues të moshave dhe gjinive të ndryshme, duke thyer iden e vjetër se vetëm femrat janë “të fiksuara” pas telenovelave.
Me dy personazhet e tij kryesor, Aleku dhe Sadna, vdekja e së cilës në fund bëri që fansat e serialit të qajnë le rënkim, gjë e cila habiti edhe vetë aktoren Sarah Khan e cila u shpreh e çuditur në intervistën e saj për InfoMedia Albania.
Aleku gjithashtu ishte një nga personazhet më të pëlqyera nga shikuesit e TV Klan, i cili me rolin e tij mbërtheu para ekranit mijëra shikues.
“Bidai” gjithashtu ishte fituesi i edicionit të IMA Awards 2015, çmimeve të televizionit, në kategorinë SOAP/Telenovela më e mirë. Tashmë Aleku me Sadnën do të hyjnë në katalogun e personazheve të serialeve më të pëlqyer dhe pse jo të kujtohen gjithmonë nga çdo brez siç është bërë tashmë traditë.
Copyright IMAlbanai.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim