Dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u zhvilluar votimi për zgjedhjen e Presidentit të radhës.
Si shumë artistë të tjerë kësaj fushate i është bashkuar publikisht edhe ylli i muzikës, Beyonce.
Nëpërmejt një postimi në Instagram këngëtarja shpreh hapur se vota e saj do të shkojë për kandidatin demokrat, Joe Biden.
Ajo që ra në sy ishte dhe fakti që Beyonce e mori vëmendjen në mënyrën më të bukur të mundshme.
E veshur me Balmain nga koka tek këmbët, këngëtarja i bëri të gjithë t’i kushtonin vëmendje mesazhit të saj.