E shtuna i vuri teleshikuesit para 3 zgjedhjeve: Të ndiqnin “Xing me Ermalin”, emisionin e ri të Luana Vjollcës “Shiko kush luan” apo “Al Pazar”? Të tre programet jepen në orar primetime, ç’ka solli një luftë për audiencë.
Puntata e parë e “Shiko kush luan” pati një fillim të suksesshëm, por siç tregon grafiku, në pjesën e dytë emisioni i ri i Luanës është mundur nga “Al Pazar”.
Ndërsa “Xing me Ermalin”, edhe këtë të shtunë ishte emisioni më i ndjekur duke arritur 64.9% të audiencës në pikën më të lartë.