Administrata Trump tashmë sheh orët e saj të fundit të pushtetit, por nuk mungon të thumbojë edhe njëherë Kinën.
Sërish, janë sipërmarrjet teknologjike ato që goditen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pas “luftës” kundër Huawei, prodhuesit të dytë të telefonisë në botë, tashmë i bllokuar në territorin amerikan, Shtëpia e Bardhë ka hapur një front të ri me prodhuesin numër 3, Xiaomi.
Dje, Xiaomi është futur në listën e Pentagonit që e cilëson si “kompani ushtarake e Kinës komuniste”, një status disi më të butë se ai ndaj Huawei, por që gjithsesi e profilizon kompaninë kineze dhe pengon çdo investim amerikan në atë kompani.
Xiaomi në 2021 kaloi Apple duke u vendosur në vendin e tretë të prodhuesve më të mëdhenj të telefonisë, pas Samsung dhe Huawei
Gjithsesi, vendimi nuk do të ketë efektet ekonomike që shkaktoi për Huawei, sepse Xiaomi gjatë viteve nuk ka tentuar të futet në mënyrë të fortë në tregun amerikan.
Nuk ka munguar reagimi i vetë drejtuesve të Xiaomi në Twitter, ku ata mohojnë çdo lidhje qeveritare të kompanisë me seli në Pekin, që pikërisht këtë vit ka kaluar në shitje kolosin amerikan Apple.