Ish-banorët e njohur, Besi dhe Miss Rose, janë rikthyer në mënyrë të papritur në shtëpinë e ‘Big Brother’, duke iu bashkuar katër finalistëve në garë. Hyrja e tyre ka qenë momenti më i papritur dhe emocionues i mbrëmjes.
Sapo kanë hyrë brenda, reagimet e banorëve kanë qenë të jashtëzakonshme. Blerando, në veçanti, ka mbetur i habitur në momentin që ka parë Besin, duke nisur të qajë në atë çast. Ndërsa Shqipja, e njohur për emocionet e saj të thella, nuk ka mundur të mbajë lotët, duke shpërthyer në të qara.
Në mes të surprizës dhe emocioneve, nuk kanë munguar as përqafimet dhe shakatë mes tyre, duke treguar një miqësi të thellë që ka mbijetuar edhe pas largimit nga shtëpia. Kjo rikthim ka sjellë një ndryshim të këndshëm në dinamikën e shtëpisë, veçanërisht në këto ditë të fundit të garës, ku çdo moment mbetet i pavlerësueshëm për banorët.