Të gjithë e njohim Besin dhe Erionin, një prej duove televizive më të njohura të televizionit shqiptar.
Që nga bashkimi i tyre në “Portokalli”, ata janë bërë një dyshe e pandarë në ekran. Ndërsa u larguan nga Portokalli dhe moderimi i Kënga Magjike në dhjetorin e 2017-ës,Bes Kallaku dhe Erion Isai mesaduket kanë vendosur që mos të ndahen bashkë nga ekrani përgjithmonë.
Sipas “Express” ata së shpejti do të jenë drejtues të një formati televiziv në ekranin e Klan Plus, kanali simotër i TV Klan.
Por si do të titullohet emisioni i tyre dhe çfarë karakterstike do të ketë? Besojmë se ata nuk do të dalin nga korniza e humorit, por dhe kjo mbetet për t’u zbuluar./IMAlbania.com/