Besart Kadia u emërua disa ditë më parë zv. ministër i Financave në qeverinë Rama. Ai ka treguar arsyen pse e pranoi këtë post, ndërsa shtoi se vazhdon të jetë me mendimin se taksa progresive nuk është politikë e duhur.
“Unë jam në rradhë të parë ekonomist, për mua idetë janë të parat dhe pastaj vijnë përkatësitë politike. Nuk jam zv. ministër apo funksionar i PS, jam zv. ministër i shtetit shqiptar.
Çështjet që kam të bëjë unë, janë çështje që i interesojnë shtetit shqiptar. Çfarë unë kam marrë përsipër të bëj janë komplet të zhveshura nga politika. Vazhdoj kërkoj që taksa progresive nuk është politikë e duhur, mendimet nuk i kam ndryshuar. Unë nuk mbështes opozitën që del në protesta për të kërkuar votën”, tha Besart Kadia për ‘Zonë e Lirë’.