Në shoqërinë e përfaqësuesit të UNICEF, ministrja e arsimit ka prezantuar masat që janë marrë në shkolla në nisjen e vitit shkollor.
Me maskë dhe duke u kujdesur për të ruajtur distancën, Besa Shahini ka këshilluar fëmijët, që janë duke ndjekur mësimet e prapambetura, që të mbajnë maskat në klasë, për të mbrojtur veten, mësuesit por edhe familjarët e tyre.
Përfaqësuesi i UNICEF nga ana e tij ka theksuar se rinisja e mësimit është më e mira për fëmijët, por dhe për vendin.
“Të gjithë e dimë se këto janë kohë të vështira kjo është edhe arsyeja se pse jeni larg nga njëri-tjetri. Me maskën e vendosur dhe dezinfektantin e duarve në bankat tuaja mendoj se duhet të jemi të lumtur që kemi mundësinë e rikthimit në shkollë. Rikthimi në shkollë është i rëndësishëm, gjithashtu e rëndësishme është të rikthehemi në shkolla në kushte të sigurta.”
Në datën 14 shtator në të gjitha shkollat e vendit do të rinisë mësimi i cili do të organizohet me turne, për të bërë të mundur garantimin e ruajtjes së distancës mes fëmijëve.