Një tjetër show humori pritet ti shtohet ekraneve shqiptare dhe do të jetë pikërisht “Kosherja” që do të startojë nesër ( e diel) në ABC. Moderatori dhe aktori i njohur, Bes Kallaku ka postuar në rrjetet sociale një fotografi krah koleges Jona Spahiu, duke na zbuluar kështu edhe skenografinë e programit të humorit.
Në kosheren simpatike do të ngjiten aktorë nga Shqipëria e Kosova përfshirë edhe vet Bes Kallakun, i cili i ka munguar ekranit që pas përfundimit të Be Coffe. “Do qeshni nesër dhe më kanë thënë mos nxirr foto me zbulu skenën, nuk durova”, shkruan Besi në postimin e tij në Instagram.
Burime për news.31 bëjne me dije se Kallaku do të sjellë për publikun personazhe të vjetër por edhe personazhe të rinj, që me siguri do t’ja duartrokisni. Nën regjinë e Altin Bashës ky show humori do të jetë një tjetër oaz buzëqeshjes në ekranet shqiptare.