Aktori i humorit Bes Kallaku është aktori i parë shqiptar që ka performuar përpara një publiku italian.
Aktori i Portokalli është tashmë gati për një karrierë prtej kufijve shqiptar, në vendin fqinj Itali, teksa është bërë pjesë prej katër muajsh në Laboratorio Zelig.
Duket se publiku italian e ka pritur mirë rolin e aktorit shqiptar dhe ka duartrokitur fort në të gjitha shfaqjet e tij.
“Kur e nisa nga Fushë Kruja, kisha vetëm një ëndërr me vete, sot lavdi Zotit, përveç “Portokalli”-së, u bënë gati 4 muaj që kur fitova audicionin për në Laboratorio Zelig, me personazhin e Skifterit (si në shpi t’vet). I gjithë staf dhe publik italian. Kjo falë të gjithë atyre që kam bashkëpunuar deri më sot, gjithë stafit të “Portokalli”-së, Top Channel mbi të gjitha dhe Giancarlo Bozzo për besimin. Duhet besim dhe punë për t’i arritur objektivat. Tani kthehemi për sezonin e ri të “Portokalli”-së, “ëndrra vazhdon””, shkruan Besi në Facebook.
Edhe pse aktori rrefeu rikthimin në ekranin shqiptar, tashmë shanset që Besi të ndërtojë një karrierë në Itali janë edhe më të mëdha. Dhe pse jo ta shohim së shpejti në ekranin italian pjesë e spektaktaklit të humorit Zelig.