Edhe aktori i humorit Bes Kallaku ka pranuar ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm të Ferma Vip teksa po darkonte me banorët e reality show-t, Besi ka shprehur dhe pohuar ndarjen.
Gjatë një momenti të ndjeshëm dhe të hapur me banorët e tjerë, aktori dhe humoristi i njohur konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj. Ky lajm ka ardhur pas shumë aludimeve dhe thashethemeve që deri më tani kanë qarkulluar në rrjet. Aktori ka pranuar momentin e vështirë tek sa ka treguar edhe mardhënien aktuale që ka me fëmijët, ku ka treguar se vajzën e sheh më shpesh ndërsa djalin më rrallë.
Besi nuk ka dhënë shumë detaje rreth arsyeve të ndarjes, por ka theksuar se vendimi ka qenë i vështirë dhe se respekton thellësisht Xhensilën si person. Ai gjithashtu ka bërë me dije se do të vazhdojnë të jenë prindër të përkushtuar për fëmijët e tyre dhe se miqësia e tyre mbetet e fortë pavarësisht ndryshimeve në jetën e tyre personale.
Ky konfirmim vjen në një kohë kur Bes Kallaku po përjeton një periudhë të re në karrierën e tij, duke u shfaqur si bashkë prezantues në “Ferma Vip”.