Largimi i Altin Bashës nga Top Channel për të shkuar në Abc ka qenë një nga lëvizjet më të bujshme mediatike. Ndërkohë që ende nuk ka mbaruar as sezoni i parë i programit të ri të humorit nën regjinë e tij, “Kosherja”, një prej aktorëve kryesorë të spektaklit mund të largohet për t’u rikthyer në shtëpinë e vjetër “Portokalli”.
Burime “Kryefjala.al” kanë zbuluar se Bes Kallaku ka realizuar një takim me Filip Çakulin, ku mendohet se shkak ka qenë biseda për një rikthim të mundshem në “Portokalli”.
Megjithatë, ndryshimet priten të ndodhin në sezonin e ardhshëm.
A do t’a braktisë Besi Kosheren për t’u rikthyer në shtepinë e tij të vjetë? Kjo mbetet për t’u parë!