Spin-off i La Casa de Papel ndjek historinë e personazhit ikonik të luajtur nga Pedro Alonso gjatë një prej grabitjeve të tij më të pabesueshme…
BERLIN do të debutojë më 29 dhjetor në Netflix në të gjitha vendet ku shërbimi është aktiv.
Pedro Alonso (La casa di carta) rikthehet në rolin e dinakut të lirë Berlin. Sëbashku me të, banda e tij e re: Michelle Jenner (Isabel) në rolin e Keila, një gjeni i inxhinierisë elektronike; Tristán Ulloa (Fariña – Cocaine Coast) në rolin e Damián, një profesor filantrop dhe këshilltari i Berlin; Begoña Vargas (Mirësevini në Eden) si Cameron, një kamikaz që nuk njeh limite ; Julio Peña Fernández (Nga dritarja ime) në rolin e Roi, krahu i djathtë i Berlin; dhe Joel Sánchez si Bruce, i gatshëm gjithnjëpër aksion. Itziar Ituño dhe Najwa Nimri rikthehen në rolet e policeve Raquel Murillo dhe Alicia Sierra.
Samantha Siqueiros (Señora Acero), Julien Paschal, Masi Rodríguez dhe Rachel Lascar completojnë trupën e aktorëve të BERLIN.
Tetë episodet e serialit, krijuar nga Álex Pina (La Casa de Papel, Sky Rojo) dhe Esther Martínez Lobato (La Casa de Papel, Sky Rojo), janë shkruar nga Álex Pina, Esther Martínez Lobato, David Barrocal, David Oliva dhe Lorena G. Maldonado. Episodet do të drejtohen nga Albert Pintó (Sky Rojo, Malasaña 32), David Barrocal (Sky Rojo) dhe Geoffrey Cowper (Day Release).