Pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka ardhur edhe reagimi i Sali Berishës.
“Vendimi është jashtë çdo lloj norme dhe ligji të vendit. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë. Unë e kuptoj presion që ka pasur por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij se sat ë dorëzonte sovranitetin e PD. PD është një institucion i sovranitetit të vendit. Me njoftimin që shpalli dëshmoi, bëri atë që nuk bëri Ilirjan Celibashi. Vendosi të dorëzojë sovranitetin faktikisht të asgjësojë PD si një parti sovrane për shkak të presioneve”, tha Berisha.