Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, në një koment në faqen e tij në Facebook, rreth gruas së cilës iu sekuestrua makina e kokoshkave në Kryeqytet ka akuzuar Top Channel dhe Erion Veliajn, se ky i fundit i ka dhënë televizionit monopolin e qytetit për ngritjen e kioskave për të tregtuar kokoshka.
Më poshtë gjendet edhe reagimi i Berishës në FB.
“Te dashur miq, mbare shoqeria jone u trondit thelle nga brutaliteti shtazor i kater banditeve me uniforme e policit te Bashkise ndaj nje zonje te semure qe shiste me nje karroce kokoshka per te mbajtur kater fryme te familjes te saj! Por me makaber sesa akti i kater banditeve te Veliajt eshte motivi i ulet dhe amoral per te cilin ky i paftyre urdheroi aktin ndaj shiteses se kokoshkave. Sipas disa portaleve, ndonese shumica e mediave kane heshtur, motivi i felliqur i ketij akti çnjerezor qendron ne blerjen qe Erion Veliaj i ka bere TOP Channelit duke i dhene ketij televizioni monopolin e qytetit per tregun e kokoshkave dhe te drejten per ngritjen 100 kioskave per shitjen e kokoshkave ne mbare Tiranen!
Keta nuk jane njerez por jane pak me thene kanibale! I bej thirrje prokurorise te nise hetimin me urgjence ndaj ketij personi, amoraliteti i te cilit ka kufi vetem qiellin! sb”
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim i ketij materiali!