Berguzar Korel, aktorja e famshme turke e njohur për publiku shqiptar në serialet ‘1001 Netë’ dhe ‘Karadayi’ do jetë protagonistja femër në serialin e ri turk “Vatan Haini” (Tradhëtari).
Berguzar do të luaj sërish në një serial me bashkëshortin e saj Halit Ergenc, ku sëbashku kanë qenë protagonistë në serialin me famë botërore Binbir Gece – 1001 Netë.
Seriali i ri është një produksion i O3 Medya dhe pritet të nisë xhirimet gjatë muajit korrik, ndërsa kanali që do e transmetojë premierë është Kanal D.