Aktorja kryesore e Muhtesem Yuzyil: Kosem, Beren Saat është fotografuar teksa ishte duke dalë nga një aeroport i Stambollit së bashku me bashkëshortin e saj, por ajo që i ka rënë këtë herë në sy paparcëve turk ishin format e barkut të Beren-it.
Nga fotoja qe paparacët kanë arritur të kapin, nxjerrë një enigmë te re nëse Beren Saat është në muajtë e parë të shtatëzanisë, dhe që ende nuk e ka deklaruar apo thjesht disa kile të shtuara. Menaxheri i saj, i pyetur nga të përditshmet turke ka mohuar që të flasi rreth kësaj çështjeje duke thënë se nuk është në detyrën e tij kjo gjë.
Beren do jetë protagonistja kryesore e serialit, në rolin e Sulltaneshës Kosem, një skllave me origjinë greke e cila do bëhet gruaja më e fuqishme osmane!
IMA/J.Kasaj