Që në muajin Qershor aktorja e mirënjohur turke Beren Saat, u nis drejt Los Angelos-it me bashkëshortin e saj, këngëtarin e famshëm turk, Kenan Doğulu.
Me largimin e saj për në L.A, filluan menjëherë aludimet për një shtatzani të mundshme. Por, a është kjo e vërtetë?
Tashmë kanë kaluar plot 2 muaj dhe aktorja është parë të dilte nga aeroporti i Bodrumit, Turqi e veshur me nje veshje mjaft ekstravagante ku kishte treguar edhe barkun e saj. Aktorja është parë krahë për krahë me bashkëshortin e saj, ku të dy ishin kthyer nga një koncert i Kenanit, në Bodrum.
Me daljen e saj nga aeroporti, Beren u dha përgjigje të gjitha aludimeve për shtatzëninë e saj. Vetë veshja e saj tregon shumë qartë se aktorja nuk është shtatzënë. Edhe pse aktorja nuk e pranon, dëshira e saj dhe e bashkëshortit të saj ka qenë të kishin një fëmijë, por është parë se Beren ka patur probleme edhe më parë në të mbeturin shtatzënë dhe për këtë ka kryer një ndërhyrje in-vitro por që as ajo nuk ka funksionuar.
Tashmë me kthimin e saj, fansat presin edhe një prenoncim mbi prishjen e kontratës së saj me kompaninë filmike TIMS Productions për sezonin e dytë të serialit “Muhtesem Yuzyil Kosem“.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim!