Mbrëmjen e së Hënës, Stambolli u godit nga një sulm terrorist në ambientet e aeroportit duke shkaktuar 41 viktima dhe 239 të plagosur.
Ngjarjes në fjalë i ka shpëtuar mrekullisht edhe aktorja mjaft e mirënjohur turke Beren Saat e cila vetëm pak minuta para sulmit ishte nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin e saj.
InfoMedia Albania shpreh edhe njëherë hidhërimin e thellë për këtë ngjarje dhe uron shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit.