Dy edukatore njëra në një kopsht në Berat dhe tjetra në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore, kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Pas shfaqjes së shenjave të sëmundjes ato janë karantinuar në banesë.
Një tjetër rast me Covid-19 është regjistruar brenda ambienteve të burgut në Berat, ku ka rezultuar pozitive dhe infermierja e Burgut.
Pas evidentimit të këtij rasti Inspektorati i Higjienës ka dezinfektuar ambientet e burgut dhe ka mbyllur përkohësisht infermierinë dhe disa reparte të brendshme.
Në 24 orët e fundit humbën jetën në spitalet covid 5 pacientë. Ndërsa u shënuan 125 raste të reja.