Arinda Gjoni dhe Beniada Nishani kanë lansuar të dielën projektin e tyre të ri muzikor, titulluar “Vetes”. Ky projekt, që përfshin edhe një video muzikore, shënon debutimin e Beniada Nishanit në industrinë e muzikës, një hap të cilin ajo e kishte paralajmëruar prej kohësh.
Teksti, muzika dhe produksioni i këngës janë realizuar nga Fatjon Miftari, një emër i njohur në skenën muzikore. Ende mbetet e paqartë nëse Beniada do të vazhdojë me projekte muzikore apo nëse kjo ishte thjesht një sfidë e re për të. Megjithatë, pritet që “Vetes” të marrë një pritje pozitive nga publiku dhe të ketë suksesin e merituar.