E drejta e autorit, është një nga ceshtjet më të përfolura në Shqiperi. Nga një anë, kemi mediat kombëtare kryesisht televizionet te cilat protestojnë dhe ngrenë zërin për shpërndarjen e prodhimeve të tyre në mënyrë jo të ligjshme dhe nga ana tjetër kemi përsëri mediat të cilat nuk e zbatojnë këtë të drejtë.
Bëhet fjalë për televizionet lokale të qyteteve ku shumica e tyre transmetojnë filma të piratuar. Filmat mund të jenë marre nga burime të ndryshme si website shqiptare në internet të cilat publikojnë filma të huaj me titra shqip në menyre jo legale, siç është faqja “mistreci.com” e cila u bllokua dhe u mbyll me urdhër të AKEP. Por nuk është vetëm interneti burimi i filmave apo edhe programeve të ndryshme, jane edhe kanalet e platformave Digitalb dhe Tring, të cilat regjistrohen gjatë transmetimit.
Programet e tilla dallohen lehtë sepse website-tet citojnë shpesh emrin e tyre nëpër filma si dhe filmat e regjistruara nga paketat dixhitale kanë të pambuluar logon e tyre. Këto televizione kanë vite që transmetojnë në mënyre tillë, megjithatë AMA vazhdon që ti rinovojë liçensat.
Moskokçarës bëhen edhe kabllorët dixhital, të cilët e cilësojne veten si kabllorët më cilësorë që mendojnë përherë për konsumatorin por siç gjithmonë në Shqipëri paraja dhe pushteti është ajo që i intereson transmetuesëve të të tille. Ato marin para nga abonentët dhe përsëri paguhen nga televizionet lokale për të transmetuar “programet” e tyre.
Eshtë i mërzitshëm fakti se, duke qenë në shekullin e 21 në vitin 2015, televizionet shqiptare vazhdojnë ende të mbeten pa cilësi dhe programacion. Por deri kur AMA do të rinovojë licensa për televizone të tilla?Kur do fillojnë televizionet shqiptare të jenë me programe dhe filma të tyre? Do vazhdojnë edhe shumë ta propagandojnë ligjin e të drejtës autoriale për publikun dhe mos ta zbatojne atë? Mesa duket duhet të presim edhe shumë kohë …
IMA / J. Kasaj