Hakerë të lidhur me qeverinë Ruse raportohet se kanë aksesuar e-maile të paktën në një kompani nga sektori privat si dhe informacione e konsumatorëve cloud të Microsoft përmes një pale të tretë raportoi The Washington Post.
Gazeta thotë se hakerët kanë aksesuar materiale nga një partner korpora i paidentifikuar i gjigantit të teknologjisë Microsoft.
Sistemet e disa agjencive Amerikane, universiteteve dhe një spitali janë kompromentuar në javët e fundit dhe ekspertët e sigurisë besojnë se hakerët Rusë fshihen pas këtij sulmi.
Burime të afërta me Washington Post thonë se vetë Microsoft nuk është kompromentuar. Javën e kaluar presidenti i Microsoft Brad Smith sa se kompania nuk është prekur e as konsumatorët e saj.