Përmes një video mesazhi, të bërë publik nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, mjekja e njohur infeksioniste Nevila Gjermeni ka bërë një apel për qytetarët shqiptarë.
Mjekja infeksioniste bën thirrje për shtimin e kujdesit ndaj vetes në këtë periudhë pandemie, pasi sipas saj vetëm në këtë mënyrë do të mund t’i lehtësojmë vuajtjen vetes dhe familjes.
Ndërsa ajo nuk harron të kujtoj edhe rregullin e parë për mbrojtje ndaj COVID-it, që është vendosja e maskës.
Postimi i plotë i ministres Manastirliu:
“Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten. Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja. Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën. Bëni gjithçka që t’ja dalim. Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme.”
Dëgjoni mesazhin e Dr. Nevila Gjermeni 🙏
#RespektoRregullat↔️😷🧼 Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit🙏🏼