E njohim më së shumti si një ndër personazhet më aktivë në fushën politike, por pak kohë më parë Ben Blushi bëri të ditur dorëheqjen nga partia e tij, Libra. Pas gjithë kësaj zhurme për tërheqjen e papritur të Blushit nga protagonizmi i politikës, tashmë ish-deputeti socialist ka marrë një post zyrtar në një prej televizioneve më të mëdha në vend.
Propozuar nga pronarja Vjollca Hoxha, Blushi po kryen tashmë detyrën si Drejtor i Përgjithshëm në Top Channel. Një vendim që ka surprizuar jo pak, duke qenë se një figurë e tillë nuk pritej të shihej në krye të këtij televizioni. Kujtojmë se ish-deputeti gëzon profesionin e gazetarit jashtë dyerve të politikës, ndërsa pozicionimi i tij në këtë të fundit po lë gjithnjë e më shumë vend për komente, për ndryshime drastike që pritet të ndodhin në Top Channel.
Përpos shkrimeve që po qarkullojnë së fundmi dhe konfirmimit të lajmit nga burime pranë TCH, për bordo.al, pritet zyrtarizimi nga vetë organet drejtuese të televizionit për një lëvizje të tillë. Së fundmi, po shohim vetëm lëvizje të bujshme nga Top Channel…