Showgirl-ja e bukur argjentinase Belen Rodriguez që prej vitesh punon dhe jeton në Itali mund të jetë një nga figurat e famshme televizive të Agon Channel Italia.
Aktualisht Belen Rodriguez nuk është e angazhuar në ndonjë projekt televiz italian, edhe pse sëfundmi është përfolur se mund të zëvendësoj Ilary Blasi në drejtimin e programit shumë të ndjekur në itali “Le Iene”.
Sipas burimeve të besueshme të IMA (Info Media Albania), Agon Channel Italia po planifikon të bëjë pjesë të programacionit bukuroshen Rodriguez. Bëhet fjalë për një kontratë joshëse që do të angazhonte Belenen si moderatore në reality show-n dedikuar modës me protagoniste modele aspirante në këtë fushë.
Nëse kjo kontratë nënshkruhet do të thotë që shumë shpejt Belen Rodriguez do të zhvendoset në Tiranë, fakt që do të kënaq pa masë në veçanti shumë meshkuj shqiptar, por edhe ato vajza që e kane model bukuroshen argjentinase!
Këtë herë Agon Channel Italia ndoshta po bën lëvizjen e duhur drejt suksesit, duke pasur parasysh se sa i dashur është per publikun italian Belen!
Shpresoj te jete e vertete! 😀
Po Belen Rodríguez eshte seks fare! Vetem prej kesaj do vijne shikues, se kshu per prezantim eshte vari teneqen ksaj! rrofte bukuria dhe c…t e medhaja 😀