Eshtë një foto bardh e zi ajo që ka publikuar Belen Rodriguez me hairstilistin dhe të dashurin e saj më të ri ndërsa vallëzojnë: është një vallëzim romantik në rrugë, të dy mbajnë maska për të mbuluar pjesërisht fytyrën.
Marrëdhënia sentimentale midis Belen dhe Antonino vazhdon me shpejtësi të plotë. “Pasos”, shkruan 36-vjeçarja Argjentinase duke komentuar foton e bërë në rrugën Fatebenefratelli në Milano, një zonë qendrore vetëm disa hapa nga shtëpia e showgirles.
Këto janë ditë të gjalla, pavarësisht nga kohërat e vështira që po kalon Lombardia dhe e gjithë Italia për shkak të valës së dytë të pandemisë. Rodriguez duket absolutisht e qetë dhe e ndan kohën e saj midis punës, gjithmonë e zënë me regjistrimet e Tu Sì que vales në Romë, djalin e saj Santiago, të cilin e ndanë gjithashtu edhe me të atin Stefano De Martino dhe punët e zemrës: Spinalbese tani ka hyrë vrullëshëm në jetën e saj dhe për një kohë shumë të shkurtër ai u bë një prani e vazhdueshme edhe për fëmijën.