Arbana Osmani është nga ato personazhe publike që është shumë aktive në rrjete sociale. Herë pas here moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” zhvillon bashkëbisedime me ndjekësit e saj në Instagram, e madje ka edhe nga ato raste kur i përgjigjet në komente kur poston në feed, siç ka ndodhur së fundmi.
Prezantuesja e njohur ka publikuar një foto e ulur në një karrige teksa kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë pink. Mes shumë komenteve ra në sy i njërës ndjekëse e cila shkruante:“Bëj edhe pak fitness, pastaj dil ashtu e veshur se të ka dal celuliti”.
Arbana nuk ja ka kursyer përgjigjen dhe i ka mbyllur gojën duke i thënë:“Kur vjen një koment i tillë nga një vajzë merr vlerë krejt tjetër”.
Kujtojmë se sëfundmi është përfolur se Osmani do të prezantojē “Big Brother VIP”, por ende nuk është konfirmuar asgjë pasi prezantuesja tha se do ta zbulonte kur të vinte momenti nëse lajmi është i vërtetë.