Bein Media ka përfunduar blerjen e Digiturk, duke bërë që kompania nga Katari të hyjë fuqishëm në tregun turk me kontratën më të rëndësishme në historinë e saj.
Operatori pay-TV ka 3.3 milion abonentë por situata financiare e tij paraqet borxhet e lëna nga ish pronarët e Çukurova Group.
Bisedimet për blerjen e Digiturk nga Bein media kanë nisur që në prillin e vitit 2015.
Kompania pas Al Jazeera dhe Bein Sports do të do të zotërojë tashmë një platformë që transmeton më shumë se 200 kanale, me kanalet kryesore turke në formatin HD.
Përsa i përket të drejtave sportive Bein Media zotëron ekskluzivitetin e Spor Toto Super League, La Liga, France Ligue 1 and ATP Masters 1000 Tennis dhe disa të tjerë. Gjithashtu, platforma zotëron marrëveshje me kompanitë e filmit Disney, Paramount, 20th Century Fox, Warner Brothers, Universal, HBO dhe Lionsgate.