Besojmë se të gjithë i mbani mend, të paktën me shumë siguri ata që tashmë mund të jenë rreth 18 vjeç ose do të kenë patur një motër ose vëlla më të vogël. E kemi fjalën për një ndër serialet e animuara më të shikuara, Teletubbies. E ndërsa në Nëntor 2015, ai pati një sequel, tashmë të reja ka nga seriali i populluar për ndjekësit e vegjël të ekranit.
Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa and Po do të vazhdojnë të argëtojnë dhe të eksplorojnë Teletubbyland.Kompania prodhuese Darrall Macqueen, tashmë ka sjellë një sezon tjetër të rradhës me rreth 60 episode. Ato do të shfaqen në muajin mars i cili përkon me 20 vjetorin e puntatës së parë të serialit të animuar në BBC.
Fenomeni Global Teletubbies u transmetua për herë të parë në Mars 1997 duke u bërë një ndër prodhimet më të suksesshme për fëmijët e të të gjitha kohërave. Ai ka arritur të marri një audiencë prej rreth një bilion fëmijësh, në datën ku është transmetuar në 120 territore ne 45 gjuhë të ndryshme.