Tashmë pas disa javësh pushim me mbylljen e sezonit me spektaklin e natës së ndërrimit të viteve, Top Channel është gati që të sjelli sërish para publikut formatin e njohur të humorit “Portokalli”.
Ndërsa prej disa javësh stafi i “show-t” tradicional të të dielave ka hapur audicionet për imazhe të reja si edhe staf të ri për të shkruar skeçet, Portokalli e ka caktuar edhe datën e startimit.
Do të jetë mbrëmja e 4 Marsit, si gjithmonë në orën 21.00 ajo që do të sjellë formatin e humorit tradicional në Top Channel.
Ndërkohë, ende mbeten të pazbuluara se çfarë spektakli do të sjelli si risi këtë vit./IMAlbania.com/