Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, është rikthyer në vendlindje pas një kohe të gjatë. Ajo jeton prej vitesh në Zelandën e Re, bashkë me partnerin e djalin e tyre, ndaj po e shijon në maksimum kohën në Shqipëri e Kosovë.
Duket se këngëtares i është rikthyer edhe frymëzimi me kthimin në atdhe. Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, është pyetur për projektet e reja muzikore.
“Çdo këngë që e kam realizuar deri tash e kam pas për qëllim me i rezistu kohës. Kam shumë këngë që i kam realizuar këtë vit e që i kam hedhur në kosh të plehrave-thjesht s’kanë qenë të duhurat. Tash që jam në tokën time besoj edhe frymëzimi është më pozitiv”, ka qenë përgjigja e këngëtares. Gjithashtu, Vesa ka paralajmëruar edhe një koncert në fundvit.
Kohëve të fundit, Vesa reagoi ashpër për ardhjen e këngëtarit serb Bregoviç, në Festën e Birrës në Korçë. Ajo iu bashkua figurave të njohura të ekranit, që këkrkuan bojkotimin e eventit, ndonëse pa sukses!