Për’Puthen, programi që theu çdo rekord audience televizive, me 600 milion klikime në YouTube rikthehet të hënën në një sezon, që pritet të jetë më i zjarrtë.
Pas një fushate të gjatë përzgjedhjeje, ku ka pasur më shumë se 10.000 aplikantë, më në fund kasti është gati për të nisur aventurën e tyre të dashurisë ne ekran.
Janë 16 djem dhe 5 vajza që do te ulen ne karriget e beqarëve, për të gjetur dashurinë e tyre, por edhe për të provuar një eksperiencë të jashtëzakonshme televizive!
Top Channel ia ka besuar sërish formatin autores Olsa Muhameti, nën prezantimin e Bora Zemanit, formacioni do të vijoje të jetë i njëjtë! 21-beqaret do të jenë vazhdimisht edhe këtë sezon nën analizat e Arjan Konomit.
Për’Puthen, programi që bashkoi dhe gozhdoi para ekranit të Top Channel shqiptarët anë e kënd botës, rinis nesër në orën 18:15 në ekran, dhe në orën 19:30 në kanalin zyrtar të YouTube.