Ledri Vula dhe Kida kanë treguar se kanë një miqësi shumë të ngushtë dhe jo rrallëherë i kemi parë të shfaqen bashkë në rrjetet sociale. Në tetor të 2020 qarkulloi me shpejtësi lajmi se ata po bashkëpunojnë, duke entuzizmuar kështu gjithë fansat e tyre. Asokohe dy artistët postuan disa foto bashkë, duke ngritur dyshime që po vijnë me një projekt të përbashkët, gjë që rezultoi e pavërtetë. Mirëpo, më në fund dëshira e fansave do bëhet realitet. Sipas “Prive”, Ledri dhe Kida kanë vendosur të bashkojnë forcat dhe të vijnë me një duet këtë verë që pritet të bëjë namin. Deri tani nuk ka ende asnjë detaji rreth bashkëpunimit të tyre, por mezi po presim.
Po e njëjta media raporton se Ledri do sjellë edhe një bashkëpunim me një artiste tjetër identiteti i të cilës ende nuk është zbuluar, teksa do publikohet edhe kënga me Majk. Ndërkohë, shumë shpejt pritet të lançohet projekti më i ri i Ledrit që është xhiruar në Dubai, protagoniste e të cit është Morena Taraku. Sa i përket Kidës, edhe ajo do publikojë së shpejti një këngë me reperin gjerman Samra.