“Për’puthen Prime” është shoqëruar me debate të forta pas hyrjes në program të ish-të dashurit të konkurrentes Alvisa.
Menjëherë pas hyrjes së tij, Alvisa u largua nga studio, e pas saj edhe Bruno, për t’i qëndruar pranë.
“Kur kam bërë aplikimin, nuk e kam ditur për Alvisën veçse kur e kam parë. Me Alvisën kemi qenë të lidhur për 3 vite dhe për aq sa ishim, ishte diçka e bukur por çdo gjë mes nesh ka përfunduar. Nuk gjendeshim më tek njëri-tjetri. Thjesht mbaroi…”, tha Hyseni, pas largimit të Alvisës.
Pasi e mori veten, Alvisa u rikthye sërish në studio.
Publiku mendon se e gjitha kjo është një lojë e autores së “Për’puthen”, Olsa Muhametit, vetëm për shikueshmëri.
Ndërkohë një faqe në Instagram ka publikuar një video ku dëgjohet një zë duke i thënë Alvisës: “Bëhu egoiste dhe sulmoje keq”.