Të gjithë ditët e fundit u bëmë pjesmarrës të dy rasteve të dhunimit ndaj grave, përveç goditjes së një vajze në Kryeqytet, më i rëndi ishte ai ndaj një vajze të divorcuar e cila u godit barbarisht ndaj ish-bashkëshortit në mes të rrugës nën praninë e fëmijëve, vetëm sepse ajo po shkonte të punonte.
Këto ngjarje bërën që në web të niste edhe revolta e qytetarëve përfshirë këtu edhe persona publik. Nisur nga kët ngjarje, edhe IN Tv, ka vendosur të hapi një fushatë të quajtur Bëhu Burrë për ti thënë JO dhunës ndaj grave, ku vetë burrat do të jenë ata që do të japin këtë mesazh për të inkurajuar secilindo që mos ta fshehë dhunën por ta denoncojë atë.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, IN Tv e nisi nga djemtë e vet për të dhënë këtë mesazh. Shfletoni galerinë më poshtë!