Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, është përplasur verbalisht me opinionistin Arjan Curri. Të ftuar në emisionin “Top Story me Grida Dumën”, për të folur lidhur me vrasjet më të bujshme të grave që ende s’janë zbardhur, Zyberaj dhe Curri patën një debat të ashpër.
Shkak është bërë një deklaratë që opinionisti ka bërë më herët ku tha se Naim Museli, dyshohet të ketë patur një lidhje romantike me një burrë, e më pas shpërthyen aludimet se bëhet fjalë për Pacollin.
Këshilltari i Pacollit, i konsideroi shpifje të ulëta, teks bëri me dije se kanë depozituar padi ndaj opinionistit lidhur me deklarat e bëra, ku ka hedhur akuza të pavërteta ndaj Pacollit. Ndërkohë më tej këshilltari i Pacollit pretendon se Curri i ka bërë deklaratat kundrejt një pagese, për shërbime të dikujt tjetër.
Gjatë debatit ai tregoi dhe një bisedë me gazetarin Blendi Fevziu, ku sipas tij ky i fundit i kishte përshkruar Currin si një analist i cili para se të futet në studio pyet se “cilën anë të mbajë”.
Pjesë nga biseda në studio:
Arjan Curri: Unë kam marrë një mesazh kërcënues nga Jetliri. Po të doni jua jap detajet.
Jetlir Zyberaj: Edhe këtu po shpif, sepse nuk ka qenë një mesazh kërcënimi.
Arjan Curri: Mesazhi është i një niveli rrugaçëror.
Jetlir Zyberaj: Nëse ti më flet mua mesazh rrugaçëror pas një prezantimi jo prej rrugaçi por e një mercenari, që e ke pasur në këtë emision. Që të paguhet për shërbimëe të dikujt tjetër. Unë pp flas me fakte. Në interes të dikujt ka shpikur dhe binjen e tani po e përdor dhe ta them edhe pas emisionit emrin e asaj që po them unë.
Arjan Curri: Jo pas emisionit, tani. Thuaje këtu.
Jetlir Zyberaj: Pse them që ti e ke bërë për llogari të dikujt tjetër i bën ato. Lancimin e asaj piste ti e ke bërë pas arrestimit, kur prokuroria ende nuk kishte marrë dëshmitë. Ti dhe një lajm duke iu referuar Prokurorisë së Kosovës, gjë e cila qështë shpifje.
Arjan Curri: Bëni kallëzim.
Jetlir Zyberaj: E ke marrë besoj paralajmërimin për kallëzim. Pse e them ky i referohet burimeve nga Prokuroria e Kosovës, nga miq gazetarë.
Arjan Curri: Ky është nivel ordiner. Ti je më keq nga Naimi
Jetlir Zyberaj: Ordiner është ajo që ke bërë ti këtu.
Arjan Curri: Je zëvëndësuesi më i mirë i Naim Murselit.