Fituesi i “Big Brother VIP 1” Ilir Shaqiri, në një intervistë të disa ditëve më parë deklaroi se ishte në bisedime e sipër për t’u bërë pjesë e një reality show të njohur në Itali, programit shumë të ndjekur “Isola de Famosi”, duke bërë me dije kështu se ishte gati për një aventurë të re në televizion.
Megjithatë së fundmi është bërë publike lista e konkurentëve të formatit të famshëm, ku vihet re se emri i balerinit nuk është. Kështu, pjesëmarrësit janë: Marco Mazzoli, Paolo Noise, Marco Predolin, Christopher Leono, Cristina Scuccia, Claudia Motta, Andra La Cicero, Gian Maria Sainato, Helena Prestes, Pamela Camassa, Corinne Clery,Nathaly Caldonazzo, Fiore Argento. Ndërkohë moderatore do të jetë Ilary Blasi, opinionist Enrico Papi dhe Vladimir Luxurie, i dërguari në terren do jetë Alvin.
Por do të thotë kjo që Shaqiri nuk do të jetë pjesë e programit? Jo tamam, sepse në deklaratën e tij, ai thoshte: “Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“- cka do të thotë se Iliri mund të bëhet pjesë e reality-t edhe gjatë rrugëtimit, por për këtë na duhet të presim e të shohim.