Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, njëherit pronar i kompanisë “Hidroterm” gjatë këtij viti ka fituar tenderin për ndërtimin e spitalit në Prizren, pasi ky proces u zvarrit për një vit radhazi, shkruan Gazeta Metro.
Kjo çështje, përveç që u diskutua shumë në Kosovë, siç duket ka marrë jehonë edhe në Shqipëri ku mediat atje kanë nisur hulumtime lidhur me këtë temë.
Emisioni “Fiks Fare” që transmetohet në televizionin Top Channel, sonte ka raportuar rreth tenderit 5 milionësh që e fitoi ministri Blerim Kuçi.
Sipas të gjeturave të gazetarëve të këtij emisioni, kompania Hidroterm ka aplikuar më 31.07.2019 në tenderin për ndërtimin e këtij spitali, por më 29.10.2019, të gjithë konkuruesit shpallen të papërgjegjshëm.
Sidoqoftë, pas kësaj “Hidroterm” dhe një kompani tjetër u ankuan sërish dhe me këtë rast lënda u kthye për rivlersim tek Organi i Shqyrtimit të Prokurorimeve të Kosovës, përcjell Gazeta Metro.
Administrata e SHSKUK e ka shpallur fituese një kompani tjetër, por pas kësaj, kompania në krye me Blerim Kuçin u ankua sërish.
Më në fund, Blerim Kuçi më 08.04.2020 e fitoi tenderin.
Ky i fundit, në muajin qërshor e mori zyrtarisht detyrën e tij si ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, por kontrata për ndërtimin e spitalit zyrtarisht u nënshkrua në nëntor të këtij viti, shkruan Gazeta Metro.