Ndodh që edhe medias ti shpëtojë ndonjëherë syri nga jeta personale e personazheve të ekranit.
Fati ka qëlluar i njëjti edhe për aktoren e “Portokalli” Oriona Cama, e njohur si “Dona” në spektaklin e humorit në Top Channel, e cila ditën e djeshme është afruar në altar për të kurorëzuar dashurinë e saj.
Ka qënë vetë Oriona e cila ka dhënë lajmin, me një postim në Facebook, teksa është e veshur nuse duke shkuar në ambientet e altarit të kishës.
Mësohet se ceremonia e dasmës është bërë në Itali, ndërkohë aktorja ka vendosur ta mbaj privat bashkëshortin e saj./IMAlbania.com/